Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se ende është në procedurë për vizë amerikane dhe po pret deri kur do t’ia japin.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar ai në facebook.
Përndryshe, të shtunën është raportuar se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. /Telegrafi/