Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media ku ka shpalosur raportin gjatë punës së tij dy vjeçare.
Ai ndër tjerash ka përmendur edhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend MAxhuni.
Haradinaj ka thënë se Maxhuni dha dorëheqje për arsye shëndetësore.
“Zoti Maxhuni ishte në detyrën e AKI-së më shumë se një vit. Ajo që mund të them me kompetencë është se puna e tij ka qenë e mrekullueshme si drejtor. Ka sjellë shumë përvojë e njohuri dhe i ka ndërlidhur me punën e AKI-së. Puna e tij në sigurinë e përgjithshme është e çmueshme. Si drejtor i AKI-së e vlerësojë me notën më të lartë nga unë dhe nga aleatët që janë pjesë e sigurisë. Motivacioni i dorëheqjes është për arsye shëndetësore, AKI ka zv/drejtor”, tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se Shpend Maxhuni dje kishte dorëzuar dorëheqjen tek Haradinaj. /Telegrafi/