Site icon Telegrafi

Haradinaj bënë homazhe pranë varreve të dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot vizitoi varrezat e dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj me rastin e 23 vjetorit të rënies së tyre.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti nga radhët e AAK-së, infektologu Shemsedin Dreshaj dhe shumë të tjerë.

Haradinaj atje u përshëndet me familjarët e heronjëve, duke u thënë se ai e kishte për nder të ishte bashkëluftëtarë me Ilir Konushefcin e Hazir Malajn.

Ai po ashtu u dha medalje familjes së dëshmorëve, për kontributin e tyre të dhënë në çështje kombëtare.

Kurse, në emër të familjeve Konushevci dhe Malaj, Arton Konushefci falënderoi të gjithë të pranishmit për nderimin që po ua bëjnë këtyre dy heronjëve.

Datat e tilla sa janë shumë vështira për neve, janë edhe data krenarie duke marrë parasysh kontributin që kanë dhënë të gjithë dëshmorët e kombit. Ata kanë dhënë kontributin më të madh për çlirimin e vendit, tash shpresoj që neve na ka mbetur më pak punë për të vazhduar idealin e tyre dhe shpresoj që Kosova do të ketë ditë më të mira në të ardhmen”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version