Ky është momenti rrëqethës kur një gropë gjigante hapet në një rrugë në Kinë dhe “gëlltit” dy këmbësore.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy femra të cilat po ecnin në trotuar, “gëlltiten” nga një gropë e cila hapet në rrugë dhe bën që gjysma e asfaltit të shembet në Chongqing, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë që të dyja i kanë shpëtuar këtij aksident me vetëm disa mavijosje nëpër trup. Ato janë nxjerrë nga sasia e madhe e dheut nga ekipet e zjarrfikësve.
Autoritetet lokale besojnë se shembja ka ndodhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe të reshurave të mëdha të shiut në këtë rajon kinez. /Telegrafi/