Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka paralajmëruar Barcelonën dhe trajnerin e tyre, Hansi Flick, para përballjes së sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve.
Barcelona do të përballet sonte me Bayern Munich në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Montjuic me fillim nga ora 21:00.
Skuadra gjermane po vepron paksa shumë e sigurt përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve dhe këtë e tregon një detaj i fundit.
Ylli i Bavarezëve, Muller postoi një foto të buzëqeshur të tij dhe shokëve të skuadrës në rrugën e tyre për në Kataluni.
Ai përveç tjerave, paralajmëroi edhe ish-trajnerin e tij, tani trajnerin e Barcelonës, Flick.
“Për të gjithë ju që po e prisni… në Barcelonë. Gjithmonë të veçantë, Hansi ne po vijmë”, ka shkruar Muller në postimin e tij.
Mbetet të shohim nëse futbollistët e Bayern Munichut do të jenë ende duke buzëqeshur edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. /Telegrafi/