Site icon Telegrafi

Hansi Flick po e kompleton transferimin e parë të janarit te Barcelona

Tashmë në janar, Barcelona mund të arrijë marrëveshjen për të nënshkruar me Jonathan Tah, raporton Lluis Miguelsanz i Diario Sport.

Burimet e mediumit brenda klubit kanë konfirmuar interesimin e tyre për të blerë gjermanin, duke theksuar se negociatat janë duke ecur mirë.

Katalanasit po i ofrojnë mbrojtësit një marrëveshje trevjeçare me opsionin e zgjatjes së saj edhe për një vit shtesë. Përgjigja përfundimtare e lojtarit duhet të vijë para datës 15 janar.

Lexo po ashtu Barcelona në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Jonathan Tah, pavarësisht konkurrencës së Real Madridit

Tah thuhet se është tërhequr nga mundësia për t’iu bashkuar Blaugranësve.

Më herët u raportua për një takim ‘pozitiv’ mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentit të Jonathan Tah, Pini Zahavi.

Nëse transferohet, Tah do t’i bashkohej klubit si lojtar i lirë nga Bayer Leverkusen verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version