Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza bëri të ditur sot se ka takuar krerët e UÇK-së në Hagë.
Hamza, ka njoftuar se ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar ai në Facebook.
Aktakuza nën pretendimin për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ishte konfirmuar në tetor të vitit 2020, e cila ishte pasuar me arrestimin e tyre dhe dërgimin në Hagë. /Telegrafi/