Site icon Telegrafi

Hamza-Kosnett diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-SHBA në ekonomi dhe financa

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e ekonomisë dhe financave.

Hamza me këtë rast falënderoi diplomatin amerikan për ndihmën dhe kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe po japin për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Financave në avancimin e financave publike të shtetit tonë.

Gjatë këtij takimi ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Kosnett për procesin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe për planet dhe objektivat e Ministrisë së Financave për vitin 2019, me theks të veçantë në menaxhimin e financave publike si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit.

Ndërsa, ambasadori Kosnett shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit amerikan për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht me Ministrinë e Financave.

Exit mobile version