Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm.
Hamza, në një postim në Facebook, ka dënuar këtë sulm. Ai tha se Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.
“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit. Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim”, ka shkruar Hamza në Facabok.