Site icon Telegrafi

Halle Berry tha se e sheh menopauzën si një “rilindje”

“Tani që jam i lirë, çfarë mund të bëj?”

Aktorja ka qenë edhe më parë e zëshme për përvojën e saj me perimenopauzë, dhe tani, ajo po kërkon nga gratë që edhe ato të ndryshojnë këndvështrimin për veten nëse po kalojnë në këtë fazë të jetës.

Në një intervistë për “Marie Claire”, Berry foli për përballjen me stigmën që vjen bashkë me fazën e menopauzës te gratë.

“Ne nuk duhet të shihemi vetëm si trupa që sjellim fëmijë në jetë dhe kjo është gjithçka që u intereson burrave dhe shoqërisë në përgjithësi, përkundrazi. Ne duhet ta kalojmë këtë paragjykim dhe nuk duhet të ndihemi keq për menopauzën,” thotë ajo.

Pavarësisht këndvështrimit shpesh gjykues që shoqëria i jep këtij procesi që i ndodh grave, Berry thotë se e sheh menopauzën si një rilindje.

“Është një periudhë kaq emocionuese,” shton ajo. “Nuk është akoma momenti që të dorëzoheni, por të pyesni veten: “Tani që jam e lirë, çfarë mund të bëj?”

Berry e sheh kalimin e moshës si një privilegj, duke thënë se mençuria që ka fituar gjatë viteve e ka ndihmuar të kujdeset më pak për gjërat e parëndësishme, shkruan Instyle.

“Unë shpesh jam një nga personat më në moshë kur marrë pjesë në evente apo ngjarje të ndryshe. Nuk e kam problem, por krenari këtë fakt, sepse thjesht nuk shqetësohem më për atë që mendojnë njerëzit, për egon apo pasiguritë e tyre. Mosha është vetëm një numër që e kemi me vete që prej momentit të lindjes, por kurrsesi nuk është një faktor përcaktues,” përfundon aktorja.

Falë rrugëtimit të saj të ushqyerjes dhe fitnesit, Berry shtoi se, në moshën 58-vjeçare, ajo ndihet “më mirë dhe më e fortë se kur isha në të 20-at”, tha ajo.

Pra, menopauza mund të jetë liri dhe mundësi të reja! Mosha gjithashtu, sjell eksperienca dhe më shumë zgjuarsi, si dhe një bonus të madh: Ti thjesht s’e vret më mendjen për mendimet e të tjerëve! /Telegrafi/

Exit mobile version