Telegrafi

Haliti: Procesi mësimor në Komunën e Vitisë ka nisur mbarë në të gjitha shkollat

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, vizitoi shkollat e çerdhet, duke njoftuar se procesi mësimor ka nisur mbarë në të gjitha shkollat.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga komuna, thuhet se Haliti përcjelli urimet me të përzemërta për këtë ditë.

Kryetari Haliti u shpreh se kjo ditë është e veçantë për secilin nxënës dhe se është kënaqësi ti shohësh ata, të prirë nga entuziazmi e të mbushur plotë jetë.

Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, u shpreh se procesi mësimor në Komunën e Vitisë, sot ka nisur mbarë në të gjitha shkollat, dhe dita ditës këto shkolla po prekin standarde të larta në mësimnxënie. /Telegrafi/