Hakerët thonë se kanë prova se pjesëmarrësit e SHBA-ve në Lojërat Olimpike kanë përdorur doping.
Agjencia botërore Anti-Doping (WADA) ka lajmëruar se baza e të dhënave është sulmuar nga grupi i hakerëve rusë, të cilët kanë publikuar online të dhënat mjekësore të disa atletëve amerikanë, shkruan The Independent, transmeton KP.
Grupi i spiunazhit Cyber, i njohur si Fancy Bear, publikoi të dhënat e katër atleteve femra amerikane Olimpike, siç janë yjet e tenisit Serena dhe Venus Williams, fituesja e medaljes së arit në gjimnastikë disa herë, Simone Biles dhe basketbollistja Elena Delle Donne.