Site icon Telegrafi

Hakerët me hulumtime të nivelit të CIA-s, për të rrënuar protestën e Shia LeBeoufit kundër Trumpit (Video)

Shia LeBeouf ka menduar se shmangu grupet e organizuara të hakerëve, duke vendosur flamurin me mbishkrimin “HE WILL NOT DIVIDE US” (Ai nuk do të na ndajë), si pjesë e protestës anti-Trump, në mes të një vendi të panjohur.

Por, sikurse shumë njerëz që tashmë e dinë, askush nuk bën ta nënvlerësojë fuqinë e internetit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse hakerët ia prishën planet për protestë në New York dhe Albuquerque të New Mexicos, ai vendosi ta vë flamurin në një vend të panjohur dhe ta transmetojë drejtpërdrejtë për 24 orë.

Mirëpo, grupet e kundërshtarëve nuk e lanë të qetë dhe kryen hulumtime të nivelit të CIA-s, derisa e gjetën dhe e hoqën flamurin që nënkupton se ‘ai nuk do t’i ndajë Shtetet e Bashkuara’.

Aktori i filmit Transformers, është fotografuar në një kafene në Tennessee, duke iu hapur atyre një dritare të vogël se në cilin vend ndodhet flamuri.

Udhëheqësit e ueb-faqes 4chan, në bashkëpunim me pol board kanë regjistruar aeroplanët që janë parë duke fluturuar sipër flamurit që valonte, për të marrë shënime lidhur me kohën e fluturimeve.

Ata kanë studiuar diellin dhe yjet që shfaqeshin në kuadrin që transmetohej Live në internet, ndërsa më pas kanë kërkuar nga pjesëtarët e tyre të vozisin rreth zonës së dyshuar dhe të bëjnë me sirenë.

Kombinimi i të gjitha këtyre të dhënave, ka bërë që të gjendet flamuri misterioz dhe të largohet prej aty.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kur hiqet flamuri i Lebeouf dhe zëvendësohet me kapelën që e ka shfrytëzuar Trump gjatë fushatës presidenciale. /Telegrafi/

https://youtu.be/GEu4ORTACpM

Exit mobile version