Në fshatin Baran të Pejës, të shtunën rreth orës 06:30 të mëngjesit ka ndodhur një rast vjedhje.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3,500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/