Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari në vlerë 2,500 euro, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim