Mbrojtësi kosovar, Hajdin Salihu ka gjetur tashmë golin e parë me skuadrën e tij të re ukrainase, LNZ Cherkasy.
Salihu së bashku me Muharrem Jasharin u transferuan te LNZ Cherkasy nga Drita gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të dy lojtarët e kanë gjetur shpejt veten duke qenë pjesë e formacionit titullarë, ndërsa së fundmi kanë filluar të lënë edhe gjurmë.
Është qendërmbrojtësi Hajdin Salihu, i cili sot (e martë) ka gjetur golin e parë në Superligën e Ukrainës.
Goli i Salihu erdhi me kokë në minutën e 57-të dhe ia siguroi një barazim 1-1 skuadrës së tij ndaj Dnipro-1.
Kjo ndeshjes ishte e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Ukrainës. /Telegrafi/