Lajmi i shtatzënisë së Hailey i erdhi botës surprizë, duke u prezantuar në mënyrën më interesante që çifti mendoi
Në videon tashmë virale ku Hailey dhe Justin shfaqen bashkë teksa duket sikur po martohen sërish, ra në sy ndër shumë detaje edhe manikyri i thjeshtë dhe klasik i modeles.
Ajo zgjodhi t’u qëndrojë besnike thonjve ovalë që tashmë njihen veçanërisht prej saj dhe t’u jepte një ton të lehtë rozë nuancës me reflekt perlë.
Ngjyra e krijuar nga Zola Ganzoright vazhdon të jetë e pangatërrueshme me asnjë tjetër dhe zgjedhja më natyrale për thonjtë.
Për të mos harruar se ishte Hailey ajo që e bëri viral modelin dhe tani e riktheu në vëmendje me publikimin e lajmit të rëndësishëm.