Site icon Telegrafi

Hailey Bieber zgjedh të vishet me kreacionin e dizajneres shqiptare, Nensi Dojaka

Foto: Instagram

Së pari Dua Lipa, Bella Hadid, Zendaya, ndërsa tani Hailey Bieber.

Hailey postoi një sërë fotografish nga fundjava e saj, duke i’u referuar dasmës së Lauren Perez në plazh dhe ceremonisë së Simon Huck dhe Phil Riportella, ajo mori pjesë në të dyja.

I vendosur mes fotove të fustanit të saj ngjyrë kafe nga marka Magda Butrym për dasmën e Perezit në Miami, ishte një tjetër që tërhiqte vëmendje më të madhe.

Foto: Instagram

Fustani tërheqës mund të duket i njohur: një fustan i shkurtër i tejdukshëm dhe i prerë nga koleksioni i stilistes shqiptare, Nensi Dojaka, e cila kohët e fundit veshi Zendayan me një fustan pothuajse identik për një festë në Londër.

Me disa nga yjet më të njohura sa i përket stilit në Hollywood që mbështesin stilisten shqiptare me bazë në Londër dhe me të gjithë në industri që flasin për koleksionin më të fundit të Dojakës, ajo duket se do të arrij majat e industrisë së modës.

Lexo po ashtu Dizajnerja shqiptare, Nensi Dojaka, fiton çmimin e rëndësishëm ‘LVMH’ për Dizajnerët e Rinj

Kujtojmë se gjatë muajit shtator Nensi fitoi çmimin e rëndësishëm ‘LVMH’ për Dizajnerët e Rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version