Eurokomisioneri për zgjerim të BE-së dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, e ka komentuar Raportin e Progresit që KE duhet të ia dorëzoj Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Liderët duhet që ta shfrytëzojnë mundësinë historike për t’i organizuar zgjedhjet sipas kërkesave të BE-së. Duhet të organizohen zgjedhje të besueshme dhe demokratike ku do të shihet vullneti i qytetarëve. Në këtë Raport, BE e vlerëson kontributin e Maqedonisë në krizën me emigrantët. Raporti për Maqedoninë do të jetë i njejti për Maqedoninë, si në raportin e vitit të kaluar. Marrëveshja e Përzhinos gjithashtu është kusht që duhet të plotësohet nga politika e Maqedonisë” thotë mes tjerash Hahn./Telegrafi/