Site icon Telegrafi

Hagë: Vendimi i gjykatës pa praninë e Sheshelit

Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara do ta shpall vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore, ka njoftuar mbrëmë kjo gjykatë.

I cilësuar si nacionalist i përbetuar, Vojsillav Sheshel, ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës, e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.

Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Ai mbetet i popullarizuar në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

Gjykata në Hagë ka njoftuar se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhrit për që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Shpallja e vendimit parashihet më 31 të këtij muaji.

Exit mobile version