Site icon Telegrafi

Hafsa Idrizi në TMkids, gjashtë vjeçarja rrëfen për dashurinë ndaj motrës dhe pasionin për “Karate” e këndim

Gjashtë vjeçarja Hafsa Idrizi është e ftuara jonë e radhës në emisionin TMkids.

Hafsa, kontaktin me kamerën nuk e kishte për herë të parë ndaj u tregua bashkëpunuese dhe u përgjigj në pyetjet e gazetarit pa hezitim dhe me sinqeritetin më të madh.

Na tregoi se ka një motër më të vogël e cila e shoqëronte edhe në studio gjatë xhirimeve, poashtu tha se së bashku ndajnë kohën duke lozur e ndonjëherë edhe grindeshin, mirëpo gjithmonë sherret përfundonin me paqe.

Hafsa tha se një pjesë të kohës e kalon duke shikuar video në telefon, teksa videot me kukulla dhe filmat vizatimor ishin të preferuarat e saj.

Ajo kishte shumë pasione, ndaj tashmë ndiqte kursin e karatesë e poashtu i pëlqente dhe kënga, e veçanërisht kënga ikonike “Mora fjalë”.

Hafsa ishte person që e preferonte detin për verime, mirëpo tha se babai i saj e preferon malin, ndaj kur këto dy mendje “krijonin konflikt” për pushimet verore, zgjidhja më e mirë është një pushim i kombinuar, aty ku ka det, natyrë dhe relaks.

Rrëfimin e plotë të Hafsës mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur.

Exit mobile version