Site icon Telegrafi

Hadergjonaj nuk ka më probleme

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin zviceran është kosovari Florent Hadergjonaj.

Djaloshi 21-vjeçari nga Deçani me mjaft sukses po luan tek gjiganti zviceran Young Boys Bern.

Florenti ka mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi 10 ditë më parë, por tani është në rregull dhe është rikthyer në stërvitje.

21-vjeçari mungoi për skuadrën e tij ndaj Luzernit dhe Zurichut, mirëpo do të jetë në fushë dhe titullar si gjithnjë ndaj Grasshopperit në fundjavë.

Paraqitjet e tij të mira në dy edicionet e fundit me fanellën verdh e zi të Young Boysit ka bërë që vlera e tij të shkoi në tre milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version