Luna është qenushja që jeton në Vermont të Shteteve të Bashkuara, që e ka shijuar në masë të madhe gjalpin e kikirikëve.
Madje, ajo e shikon e habitur pronaren, ndërsa lëpinte atë çfarë kishte mbetur në paketim, transmeton Telegrafi.
“Kishte futur tërë nofullën në kavanoz dhe po e shijonte edhe masën e fundit atë që kishte tepruar”, thuhet në përshkrimin e videos.
Pronarja nuk e kishte ditur se i pëlqen kaq shumë ky ushqim, sepse do ta përdorte edhe më parë si shpërblim, ku kryen urdhrat si duhet.
“Kështu e gjej edhe unë vetën, të humbur në gjalpin e kikirikëve”, ishte një prej komenteve të shumta, për filmimin që është bërë viral. /Telegrafi/
https://youtu.be/IqjDmCO-hJo