Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Citizens e morën një fitore të lehtë në udhëtim, duke vazhduar të bëjnë presion ndaj Arsenalit, që janë lider në ligë.
Erling Haaland ishte i pandalshëm në këtë përballje, pasi që të tri golat u realizuan nga ai, e që ishte het-triku i katërt në ligë për të në edicionin e tij të parë në Ligën Premier.
GET IN ERLING!!!
🔵 1-0 🐺 #ManCity pic.twitter.com/vw5dOqxu6D
— Manchester City (@ManCity) January 22, 2023
Goli i tij i parë u shënua në minutën e 40-të, kur Kevin de Bruyne i dha një asistim të bukur.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën i shënoi dy të tjerat.
IT'S TWO!!
🔵 2-0 🐺 #ManCity pic.twitter.com/pwt0tGzR2m
— Manchester City (@ManCity) January 22, 2023
Në minutën e 49-të, City e fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Haaland.
Riyad Mahrez më pas ishte në listën e asistuesve, pasi e gjeti norvegjezin (54’), që e kompletoi het-trikun e tij, e që e çoi numrin e tij të golave në 25 pas vetëm 21 xhiros.
Pas javës së 21-të, Manchester City ka 45 pikë, dy më pak se Arsenali, ndërsa në xhiron e 22-të do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/