Site icon Telegrafi

Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Marc Cucurella është një nga futbollistët që shkëlqeu në Kampionatin Evropian të kësaj vere në Gjermani dhe shumë e kujtojnë atë për këngën e tij që këndoi në festën e titullit.

Me Spanjën, Cucurella u ngjit në çatinë e Evropës dhe në festë ai këndoi vargje tashmë ikonike.

“Cu-cu Cucurella (Cu-cu, Cucurella), ai po ha paella (Se come una paella) Cu-cu Cucurella (Cu-cu, Cucurella), ai është i dehur me Estrella (Se bebe una Estrella), Halland është i frikësuar ( Haaland tiembla) sepse po vjen Cucurella”, këndoi mbrojtësi i majtë spanjoll ndërsa mezi thoshte fjalët sepse ishte i dehur.

 

Tani Cucurella foli për historinë e kësaj kënge dhe preku përmendjen e Haalandit në të, gjë që shqetësoi shumë njerëz.

“Atë këngë e kanë bërë shumë vite më parë në TikTok, ka pasur shumë pritje sepse u shfaq në shumë video dhe më kërkuan ta këndoja. Në fund nuk kisha zgjidhje tjetër, duhej ta bëja dhe isha i lumtur sepse”, ka thënë fillimisht Carvajal për Mundo Deportivo.

“Ajo pati një ndikim të madh që të gjithë do ta mbajnë mend, ashtu si të tjerat që të qëndrojnë dhe të teleportojnë në disa momente kur ti dëgjon ato në Euro 2024 dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”.

Në Angli u ngrit shumë pluhur mes publikut për shkak të përmendjes së Haaland, i cili në këngë thuhej se po “dridhet nga frika” sepse po vjen Cucurella.

“Po, është folur shumë për këtë në Angli dhe këto janë gjërat që ndodhin. Unë mendoj se nëse dikush këndon një këngë me emrin tënd, kjo është për shkak se je një top lojtar ose një yll botëror”.

“Nuk do ta përdorje emri i një lojtari që nuk është i famshëm, të gjithë janë të lumtur, sepse ai shënoi kundër nesh në xhiron e parë të Ligës Premier dhe unë jam po aq i lumtur për fitimin e Euro 2024”, shpjegoi mbrojtësi i majtë i Chelseat.

 

Në atë ndeshje mes Chelseat dhe Cityt, Haaland shënoi gol kundër Cucurellas, të cilin e dominoi fizikisht në duel dhe shënoi, dhe spanjolli tregon se norvegjezi e mori gjithçka personalisht.

“Në Angli e nxorën pak nga konteksti dhe nuk mendoj se e dinte as ai. Lexonte atë që thoshin dhe e mori pak personalisht. Në ditët e sotme njerëzit i marrin gjërat shumë personalisht”, përfundoi Cucurella. /Telegrafi/

Exit mobile version