Site icon Telegrafi

Haaland dhe Saka fitojnë çmimet e më të mirëve të vitit në Ligën Premier

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) në Angli ka zgjedhur më të mirët e vitit, ku lojtari më i mirë u zgjodh Erling Haaland, ndërsa lojtari më i mirë i ri Bukayo Saka.

Haaland ka përfunduar me sukses një vit të shkëlqyeshëm debutues me Manchester Cityn, duke fituar titullin e Ligës Premier, por edhe FA Cup dhe Ligën e Kamionëve.

Sulmuesi norvegjez gjithashtu u zgjodh golashënuesi më i mirë i vitit në Ligën Premier, duke bindur të gjithë me cilësitë e tij.

Paraqitjet e tij superiore dhe ndihma e madh për Cityn drejt titullin kampion kanë bërë që Haaland të vlerësohet lartë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), e cila e ka zgjedhur si ‘lojtari më i mirë’ i vitit.

Vlerësim të madh ka marrë edhe anësori i ri anglez i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili dha shumë gola dhe asistime në luftën e ekipit të tij deri në xhiron e fundit për titull kampion.

Saka u vlerësua nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) si lojtari më i mirë i ri i vitit, duke qenë pa konkurrencë.

Përveç kësaj, PFA zgjodhi edhe formacionin më të mirë të vitit në Ligën Premier, ku dominuan lojtarët e Cityt dhe Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version