Site icon Telegrafi

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Viktor Gyokeres ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm mes raportimeve se Sporting Lisbona ka reduktuar çmimin e tij. 

Reprezentuesi suedez ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në planet këtë sezon dhe tashmë ka realizuar 34 gola në të gjitha garat. 

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Sportingut për shkak të një lëndimi në gju, por para kësaj, Gyokeres ka regjistruar të paktën një gol në secilën prej shtatë paraqitjeve të tij në të gjitha garat. 

26-vjeçari i cili nënshkroi për Sportingun nga Coventry City për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, ishte lidhur me një largim nga klubi portugez gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Arsenal, Manchester United dhe Barcelona janë në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij, ani pse forma e tij aktuale dhe mosha mund të bëjnë që të ketë një ‘luftë ofertash’ për të gjatë verës. 

Gjatë muajit nëntor, The Athletic raportoi se Sporting me gjasë do ta shesë Gyokeres për një shifër prej 70 milionë eurosh, përkundër klauzolës së tij të lirimit që qëndron rreth 100 milionë euro. 

Lexo po ashtu Një klub shokues nga Liga Premier po synon transferimin e Hojlund në verë

Cila do nga këto nga këto dy shuma që ofrohet, do ta bënin Gyokeres një shitje rekord të Sportingut, e cila momentalisht qëndron në 65 milionë euro të cilat i morën nga Unitedi në këmbim të Bruno Fernandes. 

United do të ishte në ‘pole position’ për të thyer këtë rekord, pasi Gyokeres besohet se ka vendosur që ‘Old Trafford’ do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. 

Sipas mediave angleze, ‘Djajtë e Kuq’ ishin të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për suedezin gjatë janarit, por u tërhoqën kur mësuan se Sportingu po kërkon të paguhet klauzola e tij e plotë e lirimit./Telegrafi/

Exit mobile version