Site icon Telegrafi

Guvernatori Ismaili në Washington takon zëvendësndihmës-sekretarin e Thesarit të SHBA-së – bisedojnë për themelimin e bashkëpunimit 

Në kuadër të qëndrimit për takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington DC, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të SHBA nga Zëvendësndihmës Sekretari, Luyen Tran.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit të SHBA-së, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Për më tepër, i pari i BQK-së vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për vendin.

“Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të SHBA”, thuhet në njoftimin e BQK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version