Përmirësimi i kornizës ligjore, mundësitë për rritjen e investimeve të huaja dhe rritja e qasjes në shërbimet financiare, ishin disa nga temat kryesore që janë diskutuar ndërmjet guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe drejtoreshës së Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.
Sipas njoftimit të BQK-së, guvernatori Ismaili ka falënderuar OEGJK-në për kontributin e mbështetjes në ekonominë e Kosovës.
“Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të rritet në të ardhmen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BQK-së. /Telegrafi/