Raportohet se Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Dortmundit, Ilkay Gundogan.
Mirror raporton se Guardiola ka dhënë afat që deri më 10 qershor të kryhen të gjitha transferimet e dëshiruara, kurse për Gundoganin raportohet se është arritur marrëveshja për 30 milionë euro, transmeton Koha.net.
Tabloidi britanik gjithashtu raporton se City ka rihapur bisedimet me Juventusin për transferimin e Pogbas përkundër çmimit të tij të lartë.
Guardiola dëshiron edhe transferimin e Iscos dhe mbrojtësit të Bilbaos Aymeric Laporte