Site icon Telegrafi

Gulen kërkon hetim ndërkombëtar për puçin, thotë se Erdogan ka alergji ndaj atyre që nuk i përulen

Kleriku mysliman, Fetullah Gylen, i akuzuar nga Qeveria turke se qëndron prapa grushtit të shtetit në vend, thotë se rastin duhet të hetojë një komision ndërkombëtar hetimor, rezultatet e të cilit është i gatshëm t’i pranojë.

Ai thotë se gjithkush që nuk është dakord me Qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, cilësohet si forcë “paralele”, duke shtuar se “Erdogani ka alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet”.

Duke sjell në kujtesë deklaratën e presidentit Recep Tayyip Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, Gulenndan shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë.

“E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura”, tha ai.

Exit mobile version