Telegrafi

Guendouzi i thotë Arsenali se dëshiron të largohet

Matteo Guendouzi. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Matteo Guendouzi do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Pas dy viteve qëndrim në Emirates Stadium, mesfushori francez ka kërkuar largimin nga klubi i tij aktual.

Lojtari ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira duke e rritur ndjeshëm vlerën e tij në tregun e transferimeve.

Arsenali shpenzoi vetëm tetë milionë euro në vitin 2018 për ta blerë nga Lorient, ndërsa vlera e tij sot sillet rreth 50 milionë.

Matteo Guendouzi . (Photo by Gareth Fuller/Pool via Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar nga klubi largimin gjatë verës.

Interesim për të kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha spanjolle Real Madrid dhe Barcelona, por duket se ai do të rikthehet në Ligue 1.

Raportimet nga Franca bëjnë të ditur se Guendouzi ka një marrëveshje personale me kampionin e Ligue 1, Paris Saint Germain.

21-vjeçari shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur, ndërsa PSG është gati t’i përmbushë kërkesat e Arsenalit prej 50 milionë euro për Guendouzin. /Telegrafi/