Site icon Telegrafi

Guardiola u tregoi lojtarëve të Man Cityt se kush preferon ta zëvendësojë atë pas largimit

Pep Guardiola raportohet se ka sugjeruar se kush mendon ai që duhet të jetë pasuesi i tij në stolin e Manchester Cityt pas largimit nga klubi.

Pasi iu bashkua Cityt në sezonin 2016/2017, tekniku spanjoll shijoi disa suksese të jashtëzakonshme në ‘Etihad’, duke fituar pesë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.

Për këtë arsye, detyra për ta zëvendësuar Guardiolën tek City duket pothuajse e pamundur pasi replikimi i suksesit të tij duket një detyrë e pakapërcyeshme për dikë tjetër.

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga The Telegraph tetorin e kaluar, Guardiola kishte besim se Roberto De Zerbi i ka të gjitha ato që i nevojitën për të marrë drejtimin e ‘Qytetarëve’ kur ai të largohet.

Më herët gjatë atij viti, Brightoni kishte luajtur baras 1-1 ndaj Cityt dhe ish-trajneri i Barçës i kishte bërë të qarta qëllimet e tij kur iu afrua tre lojtarëve të Brightonit teksa po largohej në drejtim të tunelit.

“Ky është trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt”, besohet t’u ketë thënë Guardiola atyre duke bërë me shenjë në drejtim të italianit.

Dhe kjo nuk ishte hera e parë që Guardiola kishte lavdëruar De Zerbin pasi edhe në përballjen e tyre gjatë sezonit 2022/2023, Pep e kishte cilësuar De Zerbin si një prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit.

“Kushtoni vëmendje asaj që po iu them sepse jam i bindur që De Zerbi është njëri prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit. Asnjë skuadër nuk luan ashtu siç luajnë ata, është unike”, kishte thënë Guardiola./Telegrafi/

Exit mobile version