Manchester City shiti Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenkon tek Arsenali në afatin e verës.
Në arkat e kampionëve të Anglisë përfunduan rreth 88 milionë euro, por nga operacioni i dyfishtë më i fituar ka dalë klubi londinez.
Dy lojtarët po shkëlqejnë në skuadrën e Mikel Artetas, që po dominon Ligën Premier dhe pas fazës së parë kryeson me 50 pikë.
Man City do të sfidojë kryesuesit e kampionatit anglez në “Etihad” të premten e 27 janarit, sfidë e raundit të 1/16-ve në FA Cup.
“Nuk duhet të lejoja shitjen e tyre tek Arsenali? Pse jo? Për shkak pse ata po fitojnë?”.
“Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për Gabriel dhe Alex. Sigurisht që ne do të zbresim në fushë për t’i mposhtur ata. Ne ramë dakord për shitjen e tyre, pasi ata kishin vite te Man City dhe donin sfida të reja”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/