Site icon Telegrafi

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se eliminimi i Liverpoolit nga Liga e Kampionëve nuk e ndryshon sezonin e tyre mbresëlënës.

Liverpooli shihej si favoriti kryesor për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion, pasi fitoi të gjitha ndeshjet gjatë fazës së ligës, por u eliminua menjëherë nga PSG në 1/8-tën.

Duke folur për eliminimin e Reds nga Paris Saint-Germain, Guardiola vlerësoi skuadrën e Luis Enrique, por theksoi se paraqitjet e përgjithshme të Liverpoolit këtë sezon mbeten të jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

“Nuk ndryshon për asnjë sekondë opinioni i Liverpoolit këtë sezon. Kjo ndodh sepse skuadra e Luis Enrique është e pabesueshme. Ai krijoi një ekip të ri me energji, cilësi”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Liverpooli dëshironte të përparonte por nuk mundi. Por ata nuk ndryshojnë sepse janë jashtë tani. Liverpooli nuk do të ndryshojë një sezon fantastik”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version