Site icon Telegrafi

Ironizuese: “Guardiola e pyet Mehën: A po t’i shikon golat De Biasi?” (Foto/Video)

Alban Meha vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Konyasporit në futbollin turk.

Së fundmi mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një gol fantastik ndaj Besitkasit dhe e dërgoi skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Por edhe pse ai po ka një formë të mirë, Meha vazhdon të mos e bind trajnerin italian të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi që shpesh herë nuk e ka grumbulluar.

Edhe kur është grumbulluar Meha ka qenë në bankë gjë që i ka befasuar të gjithë.

Një foto që po qarkullon në internet, shihet Meha dhe trajneri spanjoll Pep Guardiola pas një ndeshje mes Paderbornit dhe Bayern Munichut vitin e kaluar.

Por fotoja është bërë montazh dhe është ironizuese për trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

“I thuaj De Biasit të marri një satelit për t’i parë golat e tu në Turqi”, i thot Guardiola Albanit i cili i përgjigjet:

“Nuk ka lek Pep, s’ja rrit akoma rrogën FSHF-ja”, shkruhet në foto.

Gjithsesi edhe pse në këtë foto është një shaka, De Biasi duhet t’i hapë sytë dhe të shikojë formën fantastike të Mehës këtë edicion me Konyasporin, pasi drenicaku mund të shënoi gola të mrekullueshëm edhe në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/

Alban Meha realizon një supergol ndaj Besiktasit në Superligën turke…

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-03

Exit mobile version