Site icon Telegrafi

Grupi “TDS” sërish bashkë

Reperi, emri i vërtet i ë cilit është Kastriot Rexha, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se ka qenë një mosmarrëveshje por nuk ka të bëjë asgjë me ndarje, madje sipas tij grupi është në përgatitje të këngëve të reja.

“Është diskutuar shumë se ne si grup jemi ndarë, por kjo nuk ka të bëjë me realitetin. Kemi pas një mosmarrëveshje por gjithçka është kaluar dhe tash jemi në përgatitje të këngëve të reja. Si grup kemi përgatitur një këngë të re me të cilën do të paraqitemi gjatë programeve të Vitit të Ri”, ka pohuar Dr Mic.

“Po ashtu, kemi përgatitur edhe një këngë tjetër me të cilën nëse nuk marrim pjesë në programet e vitit të ri, atëherë do t’ia punojmë edhe videoklipin dhe do të dalë në fillim të vitit tjetër”, ka thënë më tej reperi për planet e grupit, duke shtuar se grupi është duke punuar edhe në drejtim të lansimit të albumit më të ri./Telegrafi/

Exit mobile version