Telegrafi

Grupi sportiv universitar i Kosovës zë vendin e dytë në Milano

Grupi sportiv universitar i Kosovës (University Sport Kosova), u përfaqësua denjësisht duke arritur deri në finale të garës së Futsalit në turneun ndërkombëtar sportiv për studentë, ‘EuroMilano 2016’.

Edhe pse me vetëm gjashtë lojtarë në ekip, fati nuk ishte në anën e ekipit nga Kosova, ku në finale u mposhtën vetëm me anë të penaltive nga universiteti i Beogradit. Vlen të theksohet se ekipet tjera kishin të paktën nga 10 lojtarë në përbërje.

Grupi sportiv universitar i Kosovës synon të vazhdojë aktivitetet e tilla në javët dhe muajt e ardhshëm. Ekipi përfaqësues falënderon edhe njëherë të gjithë përkrahësit në këtë iniciativë të rëndësishme.

Rezultatet e ekipit RIT Kosovo ishin si në vijim:

Grupet

RIT Kosovo vs. Universita Bicocca / Itali 6:2

RIT Kosovo vs. FBEU Lausanne / Zvicër 9:4

RIT Kosovo vs. Universita Statale / Itali 8:5

1/8 e Finales:

RIT Kosovo vs. Universita Degli Studi / Itali 3:0

Çerekfinale:

RIT Kosovo vs. IULM / Itali 8:2

Gjysmëfinale:

RIT Kosovo vs. University of Zagreb / Kroaci 3:2

Finale:

RIT Kosovo vs. University of Belgrade / Serbi 3:3 (humbje në penalti)