Site icon Telegrafi

Grupi sportiv universitar i Kosovës në Zagreb

Pjesëmarrja e radhës për ekipin e futbollit te vogël të grupit universitar të Kosovës ishte në turneun ndërkombëtar sportiv për studentë qe u mbajt në Zagreb, Kroaci.

Ekipi kosovar garoi denjësisht në këtë turne, duke u mposhtur në finale vetëm me anë të penaltive nga “Universiteti Libertas“ i Zagrebit. Loja e rregullt përfundoi me rezultat 3-3.

Këtu përfundon edhe maratona e turneve të këtij grupi sportiv duke përfunduar misionin me mjaft sukses edhe përkundër vështirësive të mëdha organizative për shkak të mungesave të lojtarëve dhe buxhetit të limituar.

Ekipi u përfaqësua nga këta lojtarë: Shend Mulliqi, Fidan Gashi, Ismet Ceka, Samir Ramadani, Muhamet Mustafa. Vlen te theksohet se Ismet Ceka u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut nga organizatorët.

“Grupi sportiv universitar i Kosovës që në këtë rast përfaqësoi ‘RIT Kosovo’, falënderon Telegrafin dhe sponsorët tjerë që e bënë të mundur këtë pjesëmarrje”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Exit mobile version