Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka njoftuar se që rasti i luanit që është duke u mbajtur i mbyllur në kafaz në Stanaj të Gjilanit, e që rezulton të jetë i kontabanduar është duke u trajtuar nga institucioni jonë në koordinim me institucionet tjera shtetërore.
Me iniciativën e AMMK-së, është formuar grupi punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit – AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve.
“Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura. Grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë por meqenëse sipas zyrtarëve doganor kjo çështje ka kaluar në Prokurori, atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i prokurorisë. Përndryshe lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Në lidhje më këtë çështje, MMPH do t’iu mbajë të informuar.