Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të mblidhet gjatë fillimit të muajit shtator për tu përgatitur për ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen gjatë tetorit në Hungari.
Stina e vjeshtës pritet të jetë e ngjeshur për ekipet Përfaqësuese të Kosovës, që nga ekipit A dhe gjithë të tjerat.
Kështu, ekipi i Kosovës U19 do të grumbullohet nga 5 shtatori deri më 8 shtator.
Ky grumbullim vjen para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen më 10 tetor deri më 16 tetor në Hungari.
Përfaqësuesja grumbullohet më 5 shtator në orën 10.30 në stadiumin e KF 2 Korrikut në Prishtinë.
Për këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 27 futbollistë dhe ndonjë tjetër që ka mundësi të bashkohet radhëve të Përfaqësueses.
Të kujtojmë se në kualifikimet e kaluara kjo grupmoshë arriti deri në ‘Elite Round’ në një grup mjaft të fortë.
Të shpresojmë se kësaj do të arrijnë edhe më shumë në këto kualifikime. /Telegrafi/
Lista e futbollistëve të ftuar:
Flamur Gashi
Laurit Behluli
Petrit Terziu
Art Maloku
Leonit Vitija
Albion Pllana
Albin Kapra
Endrit Demolli
Ilir Krasniqi
Muhamet Hyseni
Albin Krasniqi
Donart Vitia
Getoar Raci
Bleon Shaqiri
Betim Lumi
Lis Ahmeti
Lot Celina
Kreshnik Krasniqi
Enbia Shehu
Leutrim Reka
Alban Kadriju
Altrim Pajaziti
Max Rugova
Nikson Mema
Bleart Tolaj
Durim Berisha
Mark Marleku