Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe dhunës në familje.
Policia bëri me dije se në pranga është vënë shtetasi G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fostoksinë.
Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/