Site icon Telegrafi

Gruaja gjendet e vdekur në “kasollen e ciklit menstrual” në Nepal

Një grua 21-vjeçare në Nepal u gjet e vdekur në të famshmen “kasolle e ciklit menstrual”, pasi kishte ndezur brenda një zjarr për tu ngrohur raportoi policia.

Parwati Bogati u gjet kur vjehrra e saj shkoi për ta kontrolluar atë.

“Ajo ishte e ngazëllyer për të nesërmen pasi menstruacionet e saj do të përfundonin, por mbylli sytë përgjithmonë”, tha Laxmi Bogati në Kathmandu Post.

Incidenti në qarkun Doti të Nepalit vjen vetëm disa javë pasi një nënë dhe dy djemtë e saj vdiqën në një situatë të ngjashme.

Zyrtari i policisë lokale Lal Bahadur Dhami i tha AFP për rastin më të fundit: “Ne dyshojmë se ajo vdiq për shkak të asfiksimit sepse ajo e mbylli derën e kasolles pa dritare dhe ndezi një zjarr në dysheme për ngrohtësi gjatë natës”.

Po çfarë janë të famshmet “kasolle të ciklit menstrual”? Gratë në Nepal janë të detyruara të kryejnë këtë pesë ditë në çdo muaj.  Kuptimi i kësaj tradite të përbërë prej dy fjalëve lokale do të thotë se “të jesh e paprekshme.

Gratë shpjegojnë se tradita ka ardhur si pasojë e bindjes së vjetër se gratë nuk duhet të preken gjatë ciklit të rregullt menstrual sherri i papastërtisë. /oranews/

 

Exit mobile version