Nastradini po bisedonte me miqtë e tij në çajhane dhe po u tregonte se si kishte ndërmarrë një rrugë të gjatë për të gjetur gruan e përsosur e të martohej me të. Dhe u thoshte:
– Shkova në Bagdad dhe pas njëfarë kohe takova një grua të mrekullueshme, të dashur, të zgjuar, të edukuar me një personalitet të madh.
Dhe miqtë e tij e pyetën:
– Pse nuk u martove me të?
– Nuk ishte e plotë, – u përgjigj Nastradini. – Pastaj shkova në Kajro, atje njoha një tjetër grua, vërtet, përrallore: e bukur, e ndjeshme, delikate, e dhembshur.
– Pse nuk u martove me të? – e pyete miqtë.
– Nuk ishte e plotë, – u përgjigj përsëri Nastradini. – Atëherë shkova në Samarkanda, ku, më në fund, e gjeta gruan e ëndrrave të mia: mendjemprehtë dhe krijuese, e bukur dhe inteligjente, e ndjeshme, e kulturuar, delikate, dhe shpirtmadhe.
– Dhe u martove me të? – e pyetën plot kureshtje miqtë e tij.
– Jo. Dhe e dini pse?
– Pse?
– Sepse edhe ajo kërkonte një burrë të përsosur.