Mandy Masters nga Essex i Anglisë, e cila ka lindur pa duar si pasojë e një medikamenti që ka pirë nëna e saj gjatë shtatzënësisë, pretendon se mund të komunikojë me shpirtrat e të vdekurve, me anë të këmbëve.
Gjyshja 55-vjeçare, vë në fytyrën e klientëve shputat dhe ia del të lidhet dhe të komunikojë me të afërmit e tyre të cilët nuk jetojnë më, transmeton Telegrafi.
Mungesa e duarve, nuk i ka shkaktuar asaj probleme në jetë, pasi ka punuar si telefoniste, stiliste e flokëve dhe grimere, duke u ndihmuar nga gishtërinjtë e shkathët të këmbëve.
“Nënës i kanë thënë të më abortojë, por ajo ka refuzuar dhe e ka lindur fëmijën me nevoja të veçanta. Por, fotografia ime ka bërë xhiro, sepse isha një nëntëmuajshe që bëja gjëra të cilat nuk i bënin fëmijët e shëndoshë”, ka thënë Masters.
Kur ishte në moshën 14-vjeçare, për herë të parë ndjeu diçka që besoi se ishte një komunikim me botën e përtejme. “U paraqitën te unë njerëzit që më nuk janë në mesin e të gjallëve. Fillimisht u frikësova, por më pas nëna më këshilloi se ata nuk bëjnë keq”.
Mirëpo, këto komunikime ajo i ka lënë pasi është martuar në moshën 22-vjeçare dhe ka filluar jetën bashkëshortore, prej të cilës ka gjashtë fëmijë. “Doja të kem familje dhe jetë normale. Tani që edhe shtatë nipërit e mi janë rritur, kam filluar sërish këtë aftësi sepse mendoj se mund t’i ndihmoj njerëzit”, ka thënë ajo lidhur me rastin.
Sipas saj, ajo është e vetmja që mund të komunikojë me njerëz të vdekur, duke u ndihmuar vetëm me këmbë. /Telegrafi/