Gruaja e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, Melania ka marrë pjesë në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane.
Ajo është ballafaquar me akuza se një pjesë të fjalimit të saj e ka vjedhur nga gruaja e presidentit aktual amerikan Barack Obama, Michelle Obama.
Komentuesit kanë vrenjtur ngjashmëritë mes fjalimit të saj dhe fjalimit të Michelle Obamës gjatë Konventës së vitit 2008, transmeton KosovaPress.
Ky ishte fjalimi i saj i parë publik, për çka kishte ndihmë nga grup i madh ekspertësh.
Në fjalimin e saj, ajo ka lavdëruar burrin e saj, për të cilin ka thënë se do të luftojë për të mirën e vendit.