Një familje nga Maryland, SHBA, do ta mbajë në mend për të mirë këtë vit.
Një burrë i paemëruar kishte shkuar në dyqan pasi gruaja e kishte dërguar për të blerë një pulë, e ai ndërkohë bleu tiketën për lojën e fatit në lotari – që në fund doli të jetë një lëvizje tejet e mençur, transmeton Telegrafi.
Atë mbrëmje kur familja ishte mbledhur dhe po hanin darkën e shijshme ku në mes të tryezës ishte pula, burri verifikoi tiketën dhe kuptoi se ka fituar – por nuk ishte i sigurt se për çfarë shume bëhej fjalë.
Mendonte se bëhej fjalë për të paktën 10 dollarë, me qëllim që të mund të paktën të nxjerrë paratë e tiketës, por kur hapi aplikacionin e lotarisë në Maryland mësoi së bëhet fjalë për 100 mijë dollarë.
Aty “shpërtheu” festa, e paratë i mori gjatë 28 janarit në selinë e lotarisë në Batlimore.
Kjo familje thotë se paratë do t’i shpenzojë për pushime verore, kthim të borxheve dhe rinovimin e shtëpisë e ndoshta edhe për blerjen e një televizori të ri. /Telegrafi/