Daniel Craig u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias me bashkëshorten e tij, Rachel Weisz, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Ata morën pjesë në premierën e filmit të tij “Queer”.
Ai u drejtua nga Luca Guadagnino. Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.
Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey, David Lowery dhe të tjerë.
Për këtë rast, ajo ka zgjedhur një fustan të ngushtë të zbukuruar me temina. E kompletoi ‘look’-un gjithashtu me një model flokësh të valëzuar, grim dhe një gjerdan diamanti.
Ai u shfaq me një kostum të ndritshëm. Fansat vunë re flokët e tij të gjatë, të cilët i lëshoi për xhirimet e “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”, i cili filloi në qershor.
Danieli dhe Rachel ishin miq për një kohë të gjatë. Ata filluan të takoheshin në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2011 në një ceremoni private në New York. /Telegrafi/