Mbi 70 mijë euro vlerësohet dëmi i shkaktuar në stadiumin ”Filipi II”, pas ndeshjes së futbollit, ku Shkëndija e Tetovës, arriti që të fitojë kupën e Maqedonisë, duke mundur Rabotniçkin me rezultat, 0:2.
Këto informacione i dha drejtori i shoqatës aksionare për ndërtimin, menaxhimin me hapësira banesore dhe me hapësira të rëndësishme për shtetin, Cvetko Grozdanov, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, janë thyer mbi 300 ulëse, tualete, plafon dhe pjesë instalimi. Grozdanov e konsideron si huliganizëm këtë veprim, siç thotë ai, ”të tifozëve të Shkëndijës”, duke e trajtuar si njollë të madhe në historinë e futbollit.
Ai apelon deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe te pjesëmarrësit e ndeshjes, që një gjë e këtillë të mos ndodh sërish, ndërkaq kërkon nga mediumet mbështetje, për siç thotë ”ndalimin e huliganizmit te një pjesë e tifogrupeve. /Telegrafi/