Site icon Telegrafi

Griezmann po mendon largimin nga Atletico, tanimë ka një skuadër favorite për t’i siguruar shërbimet e tij

E ardhmja e Antoine Griezmann në Atletico Madrid mund të marrë një kthesë të papritur.

Edhe pse kontrata e tij me klubin zgjat deri në qershor 2026, duket se sulmuesi francez mund të largohet më herët nga kryeqyteti spanjoll.

Në javët e ardhshme, lojtari dhe drejtuesit e Atleticos do të mbajnë një takim kyç që do të vendosë për të ardhmen e tij me skuadrën e Diego Simeones.

Nga Shtetet e Bashkuara, Los Angeles FC është shfaqur si një kandidat serioz për të siguruar shërbimet e Griezmannit, sipas raporteve të ‘Calciomercato’.

Lexo po ashtu Griezmann, ende i pazëvendësueshëm: Pse Simeone nuk heq dorë nga numri 7

Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi po konsideron mundësinë për të mbyllur kapitullin e tij në Evropë dhe për të provuar fatin në MLS, një ligë që po tërheq gjithnjë e më shumë yje ndërkombëtarë.

Tani, mundësia e një aventure të re në Amerikë po bëhet gjithnjë e më reale. Los Angeles FC është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë tërheqëse për ta bërë atë yllin e ri i MLS.

Te kjo skuadër ai do të bashkohej me dy miqtë e tij të ngushtë Olivier Giroud dhe Hugo Lloris.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të varet nga vetë Griezmann dhe nga rezultatet e takimit të tij me drejtuesit e Atleticos. /Telegrafi/

Exit mobile version